Mbreti i Jordanisë: ISIS-i po rigrupohet dhe po rritet në Lindjen e Mesme

Bota

Mbreti i Jordanisë: ISIS-i po rigrupohet dhe po rritet në Lindjen e Mesme

Më: 13 janar 2020 Në ora: 12:36
Mbreti Abdullah

Mbreti Abdullah i Jordanisë ka paralajmëruar se grupi i Shtetit Islamik është duke u rigrupuar përsëri në Lindjen e Mesme. Ai u shpreh i shqetësuar për riformimin e këtij grupi në pjesën juglindore të Sirisë dhe në perëndim të Irakut.

“Ne duhet të merremi përsëri me emergjencën e ISIS-it”, tha mbreti, duke shtuar se ky është një shqetësim i madh. Sipas tij, shumë luftëtarë të huaj tashmë kanë shkuar në Libi.

Ai i bëri këto pretendime gjatë një interviste për “France 24”, ku foli edhe për tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, procesin e ngritë të paqes mes Izraelit dhe Palestinës dhe konfliktin në Siri.

“Mijëra luftëtarë janë larguar nga Idlibi i Sirisë përmes kufirit verior dhe kanë arritur në Libi. Kjo gjë duhet të adresohet këtë vit nga ne në rajon dhe miqtë evropianë”, tha ai.

Mbreti Abdullah shtoi se dërgimi i trupave turke në Libi vetëm sa do të krijojë më shumë paqartësi në vendin e goditur nga konflikti i brendshëm.

Ndryshe, në Jordani janë strehuar rreth 1.3 milion refugjatë sirianë, shkruan “Daily Mail”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat