Kritikohet më i pasuri i botës, dha vetëm 0.00059% të pasurisë për zjarret në Australi

Bota

Kritikohet më i pasuri i botës, dha vetëm 0.00059% të pasurisë për zjarret në Australi

Më: 13 janar 2020 Në ora: 15:19
Më i pasuri i botës

Njeriu më i pasur në botë, miliarderi Jeff Bezos, është kritikuar për shumën e vogël të parave që e ka dhënë për gjendjen e jashtëzakonshme në Australi në krahasim me pasurinë e tij të përgjithshme.

Disa milionerë kanë dhënë shumë më shumë se ai për t’i luftuar zjarret në kontinentin e largët.

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë “Amazon” njoftoi të dielën se do t’i dhurojë 690 mijë dollar për fondin australian.

Pas këtij njoftimi, ai u kritikua shumë në rrjetet sociale, sepse e dha vetëm 0.00059 për qind të pasurisë së përgjithshme.

Shuma prej 690 mijë dollarësh po vlerësohet e vogël në krahasim me pasurinë prej 113 miliardë dollarësh që e ka amerikani.

Organizata e aktorit Leonardo DiCaprio, “Earth Alliance”, është zotuar se do t’i dhurojë 3 milionë dollar, ndërsa këngëtari Elton John, i cili ka pasuri prej “vetëm” 320 milionë funtesh, i ka dhuruar 1 milion dollarë.

Bezos është kritikuar edhe më parë për shumën e vogël të të hollave që i ka dhuruar për bamirësi, shkruan “Daily Mail”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat