Shpërthim në Afganistan, dy fëmijë të vrarë dhe disa të plagosur

Bota

Shpërthim në Afganistan, dy fëmijë të vrarë dhe disa të plagosur

Më: 14 janar 2020 Në ora: 08:03
Ilustrim

Dy fëmijë u vranë dhe të paktën tetë persona të tjerë u plagosën, pas shpërthimit të dy bombave në qytetin verior të Afganistanit, Mazar-e-Sharif, njoftuan zyrtarët.

Adil Shah Adil, zëdhënësi i shefit të policisë së Provincës Balkh, tha se shpërthimet ndodhën në një rrugë në kryeqytetin krahinor më 14 janar.

Viktimat ishin të moshës 14 dhe 10 vjeç.

Të plagosurit përfshinin civilë dhe një anëtar të forcave të sigurisë afgane.

Askush nuk e pranoi përgjegjësinë për sulmin, por talibanët kanë rritur sulmet në Provincën Balkh dhe gjetkë në veriun e Afganistanit javët e fundit.

Në fillim të këtij muaji, një bombë e vendosur në një automjet, shpërtheu në Mazar-e Sharif, duke vrarë një banor lokal dhe plagosur të paktën dy të tjerë, sipas policisë.

Militantët talibanë vazhdojnë të organizojnë sulme, duke synuar forcat afgane dhe amerikane, si dhe zyrtarë qeveritarë, transmeton rel.

Incidentet ndodhin derisa grupi zhvillon bisedime paqeje me një të dërguar të SHBA-së, i ngarkuar me negociatat për t’i dhënë fund konfliktit ushtarak në Afganistan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat