Mbi 60 njerëz të vdekur nga orteqet e borës në Kashmir

Bota

Mbi 60 njerëz të vdekur nga orteqet e borës në Kashmir

Më: 14 janar 2020 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Së paku 55 njerëz humbën jetën dhe shumë të tjerë figurojnë të zhdukur si pasojë e orteqeve të borës në Kashmir – pjesën e kontrolluar nga Pakistani.

Zyrtarët pakistanezë thanë të martën se shumë fshatarë mbeten ende të bllokuar në Luginën Nellum, e cila është përfshirë edhe nga rrëshqitjet e dheut për shkak të reshjeve.

Orteqet dhe rrëshqitjet e dheut janë dukuri të zakonshme në Kashmir, rajon i Himalajeve që është i ndarë midis Pakistanit dhe Indisë.

Zyrtarë të pjesës së administruar nga India thanë se së paku dhjetë njerëz, përfshirë ushtarë, kanë humbur jetën si pasojë e orteqeve në këtë zonë.

Moti i ligë ka lënë të vrarë mbi 110 njerëz në Pakistan dhe Afganistanin fqinj në ditët e fundit. /rel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat