SHBA gati të rrisë tarifat doganore nëse Kina nuk respekton marrëveshjen tregtare

Bota

SHBA gati të rrisë tarifat doganore nëse Kina nuk respekton marrëveshjen tregtare

Më: 15 janar 2020 Në ora: 15:07
Ilustrim

SHBA-ja është e gatshme të rrisë tarifat doganore ndëshkuese mbi prodhimet e importuara nga Kina, nëse Pekini nuk respekton marrëveshjen tregtare të pjesshme që dy vendet do të nënshkruajnë sot në Uashington, konfirmoi sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin.

I pyetur nga stacioni televiziv CNBC për një rritje të tarifave doganore për t’u siguruar që Pekini është serioz Mnuchin u përgjigj: “Kjo është pikërisht ajo.

Presidenti ka mundësi të rrisë tarifat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat