Kryen nevojat personale në një prej 7 mrekullive të botës, telashe për gjashtë turistë

Bota

Kryen nevojat personale në një prej 7 mrekullive të botës, telashe për gjashtë turistë

Më: 18 janar 2020 Në ora: 08:58
Ilustrim

Gjashtë turistë, tre brazilianë, një argjentinas, një kilian dhe një francez, janë në telashe.

Ata u arrestuan në Peru këtë fillimjavë të akuzuar për vandalizëm në një prej tempujve të shenjtë, në një prej shtatë mrekullive të botës, në lartësitë e Machu Picchu.

Gjashtë turistët kanë kryer nevojat e tyre personale në rrënojat historike, duke bërë që të arrestohen, të akuzuar për dëmtim të trashëgimisë kultutore.

Agjentët e policisë gjetën në zonën ku kishin kryer nevojat personale edhe turistët, jashtëqitje, duke bërë që të arrestohen.

Machu Picchu është qyteti misterioz Inkas, i ndërtuar rreth viteve 1400 dhe ndodhet në 2400 metra lartësi. Bën pjesë e pasurisë së Unesco dhe që nga viti 2007 është futur në shtatë mrekullitë e botës.

Ky vend vizitohet çdo vit nga më shumë se 1 milion persona. Episodi në fjalë me turistët ka krijuar shqetësim të madh për shkak të dëmeve të shkaktuara tek guret. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat