Libanezët hyjnë në muajin e katërt të protestës kundër korrupsionit

Bota

Libanezët hyjnë në muajin e katërt të protestës kundër korrupsionit

Më: 18 janar 2020 Në ora: 13:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Protestuesit libanezë i kanë bllokuar disa rrugë të rëndësishme në mbarë vendin të premten për të shprehur pakënaqësi ndaj elitës politike, të cilën po e akuzojnë për shkallë të lartë të korrupsionit.

Tubimet kundër qeverisë kishin filluar më 17 tetor të vitit të kaluar dhe po vazhdojnë edhe në muajin e vitit të ri. Ata po kërkojnë që të formohet sa më shpejt qeveria e re në mënyrë që të zgjidhen problemet ekonomike.

Protestuesit po kërkojnë që kabineti i ri të përbëhet vetëm nga ekspertët e pavarur dhe nga pushteti të përjashtohen plotësisht partitë politike tradicionale.

Në pjesën qendrore të Bejrutit, dhjetëra protestues qëndruan mes veturave të parkuara, duke e bllokuar një rrugë të rëndësishme që lidh pjesën lindore me atë perëndimore.

“Nuk duam një qeveri me figura të maskuara politike. E kemi bllokuar rrugën me vetura, sepse këto nuk mund t’i lëvizë policia”, tha Marwan Karam, njëri prej protestuesve që kishte dalë në rrugë.

Një protestues tjetër tha: “Njerëzit po i humbin vendet e punës, çmimet janë ngritur, njerëzit nuk mund t’i paguajnë nevojat e përditshme”, shkruan “France24”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat