Filipinasit prodhojnë tulla me hirin e vullkanit

Bota

Filipinasit prodhojnë tulla me hirin e vullkanit

Më: 18 janar 2020 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Hiri i dalë nga vullkani në Filipine po përzihet me copëza të mbeturinave plastike për të prodhuar tulla. Kjo po vlerësohet si reagim kreativ ndaj fatkeqësive të shpeshta natyrore që e godasin këtë shtet.

Para një jave, vullkani Taal e rriti aktivitetin sizmik, duke nxjerrë hi dhe lavë. Qyteti Binan, i cili shtrihet afër këtij vullkani, u mbulua nga një shtresë e trashë e pluhurit të hirtë.

Zyrtarët e mjedisit, përpos që e larguan këtë hi, vendosën që atë ta kombinojnë me rërë, çimento dhe mbeturina të plastikës për t’i prodhuar rreth pesë mijë tulla në ditë.

Tullat e prodhuara nga hiri vullkanik dhe rëra

“Në vend se ta derdhim hirin në një lokacion, tash kemi mundësi që ta përdorim atë për diçka të dobishme”, tha zyrtari për mbrojtjen e mjedisit, Rodelio Lee.

Filipinet përballen me një krizë të madhe të mbeturinave. Sipas një raporti të publikuar vitin e kaluar, popullsia e këtij vendi i përdor gati 60 miliardë qese plastike çdo vit, shkruan “France24”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat