400 të plagosur në konfliktin mes protestuesve dhe forcave të rendit në Liban

Bota

400 të plagosur në konfliktin mes protestuesve dhe forcave të rendit në Liban

Më: 19 janar 2020 Në ora: 14:58
Foto nga ngjarja

Protestuesit hodhën fishekzjarre dhe shkulën degët nga pemët për t’i përdorur kundër forcave të sigurisë që po gjuanin plumba gome dhe gaz lotsjellës në natën më të dhunshme të protestave në Liban që nga fillimi i demonstratave anti-qeveritare në Liban tre muaj më parë.

Grupet mjekësore libaneze thonë se të paktën 377 persona janë lënduar, përfshirë 80 që janë dërguar në spital të shtunën gjatë protestave që organizatorët i kanë quajtur si “java e zemërimit”.

Një demonstrues e humbi syrin e djathtë pasi o gjuajt me plumb gome, thonë mjekët, transmeton Periskopi nga The Guardian.

Prokurori publik urdhëroi që 34 nga të arrestuarit të liroheshin të dielën. Mbetet e paqartë se sa njerëz kanë mbetur ende në stacione policore.

Protestuesit përdorën shenjat e trafikut, degët e pemëve dhe dërrasat, ndërsa forcat policore përdorën shkopinj gome, topa uji dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Kjo është faza më intenzive e protestave në atë që është quajtur revolucion derisa elita politike e vendit ka mbetur në ngërç pas formimit të qeverisë së re të cilën po e refuzojnë demonstruesit. 160 mijë vende pune janë humbur dhe një nga 10 kompanitë janë mbyllur që nga muaji tetor i këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat