Mbi 11 mijë specie të pemëve zbulohen në Amazona

Bota

Mbi 11 mijë specie të pemëve zbulohen në Amazona

Më: 20 janar 2020 Në ora: 00:03
Foto

Pas 300 vjetësh që kur botanistët e parë arritën në Amazona, tani është vërtetuar se ekzistojnë 11,676 lloje të pemëve në zonë dhe ky numër nuk është ende përfundimtar.

Të dhënat për numrin e llojeve të pemëve kanë ardhur nga botanistët pasi analizuan gjysmë milioni mostra të digjitalizuar të luleve, frutave, gjetheve të pemëve që hasën në pellgun e lumit Amazona.

Para këtij raporti, të botuar në ‘Raportet Shkencore’, nuk kishte të dhëna për speciet e pemëve në një nga pyjet e fundit të shiut në botë.

Mostrat më të vjetra në raport datojnë nga viti 1707, ndërsa ato më të fundit nga viti 2015.

Shumë muze të historisë natyrore digjitalizojnë koleksionet e tyre të bimëve të rralla dhe katalogu i pemëve në Amazona është fotografia më e plotë e bimësisë që ekziston në pyjet e shiut në atë pjesë të Brazilit verior.

Botanisti Hans der Stege i cili drejtoi këtë projekt nga Holanda, është shumë i kënaqur me rezultatin, pasi ai mendon se ka rreth 16,000 lloje të pemëve në zonën e Amazonës.    

Ai është i bindur që 4,000 speciet e mbetura mund të "fshihen" në disa nga koleksionet e vjetra që janë errësuar dhe harruar diku, dhe ai nuk përjashton mundësinë e rritjes në disa pjesë të pyjeve të shiut që nuk janë ekzaminuar me kujdes. Stege pranon se do të duhet një kohë e gjatë për të kompletuar listën ekzistuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat