Tërmet i fuqishëm 6.4 ballë

Bota

Tërmet i fuqishëm 6.4 ballë

Më: 20 janar 2020 Në ora: 19:30
Ilustrim

Shqipëria është përfshirë ditën e djeshme nga dy tërmete të cilët ranë në Kukës dhe Peshkopi. Fillimisht u raportua për magnitudë 4.5 dhe 4.6, dhe nga EMSC akoma ashtu rezultojnë, teksa ministria e Mbrojtjes doli me njoftim që ishin 3.9 dhe 3.8.

Në mëngjes herët një tërmet me magnitudë 5.0 kishte prekur Greqinë.

Ndërsa vendet që kanë pasur më shumë lëkundje janë Kina dhe Indonezia.

Kina është prekur nga dy tërmet, me magnitudë 6.4 dhe 5.0, ndërsa Indonezia 5.0 dhe 6.1.

Në Kinë ka shkaktuar edhe probleme pasi ka rënë në zonë të banuar, teksa deri më tani nuk raportohet për të vdekur dhe vetëm 3 të lënduar, shkruajnë mediat kineze.

Në disa zona është çarë edhe toka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat