Pas Azisë është zbuluar edhe në SHBA: A është Evropa e përgatitur për një shpërthim të mundshëm të virusit vdekjeprurës kinez?

Bota

Pas Azisë është zbuluar edhe në SHBA: A është Evropa e përgatitur për një shpërthim të mundshëm të virusit vdekjeprurës kinez?

Më: 22 janar 2020 Në ora: 06:16
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore evropiane duhet të jenë të gatshme për të trajtuar Coronavirus-in nëse arrin në Kontinentin e Vjetër.

Ky është mesazhi që sjell kreu i një agjencie të lartë shëndetësore për Euronews të martën, pasi numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës u rrit në Kinë.

Gjashtë njerëz tani dihet se kanë vdekur nga virusi i frymëmarrjes në Kinë, konfirmuan autoritetet të martën, një ditë pasi njoftuan se sëmundja mund të transmetohej nga njeriu në njeri.

Veç tyre, më shumë se 300 njerëz janë infektuar me raste të raportuara gjithashtu në Japoni, Kore të Jugut dhe Tajlandë.

Por, rasti i parë i virusit vdekjeprurës tanimë të përhapur në Azi është zbuluar edhe në Shtetet e Bashkuara.

Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve pritet të njoftojnë se virusi i ngjashëm me gripin është raportuar në shtetin Uashington, raportoi CNN, duke cituar një burim federal jashtë agjencisë të cilin e përshkroi si të përfshirë në këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat