Presidenti Macron përplaset me policinë izraelite në Jerusalem

Bota

Presidenti Macron përplaset me policinë izraelite në Jerusalem

Më: 22 janar 2020 Në ora: 22:48
Presidenti francez, Emmanuel Macorn

Presidenti francez, Emmanuel Macorn, është përplasur me policinë izraelite gjatë një turneu në qytetin e vjetër të Jerusalemit.

Macroni ka akuzuar policët për shkeljen e rregullave që ua pamundësojnë atyre hyrjen në Kishën Shën Ana që i përket periudhës së kryqëzatave.

Kjo kishë konsiderohet si territor francez. “S’po më pëlqen ajo që e bëtë para meje. Dilni jashtë, ju lutem. Mos provokoni. Nuk mund t’i shkelim rregullat që datojnë me shekuj”, ka thënë Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat