Rritet ankthi në Wuhan, qytetin kinez që u pushtua nga virusi vdekjeprurës

Bota

Rritet ankthi në Wuhan, qytetin kinez që u pushtua nga virusi vdekjeprurës

Më: 23 janar 2020 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Ndenja ankthi po rriten në Wuhan derisa qyteti kinez po shkon drejt bllokimit në një përpjekje për të kontrolluar përhapjen e virusit vdekjeprurës i cili ka lënë 17 të vdekur deri më tani.

Autoritetet kanë pezulluar aeroplanët dalës , trenat, autobusët, metrotë e tragetet, shkruan BBC.

Banorëve u është thënë që të mos largohen nga qyteti I cili përbehet prej 11 milionë banorëve. Duke shprehur frikë se mund të përballen me mungesë të ushqimit, dikush tha se po ndjehet sikur është ‘fundi i botës’.

Deri tani janë më shumë se 500 raste të konfirmuara të virusit I cili tashmë është përhapur edhe jashtë shtetit.

Zyrtarët në Hong Kong njoftuan të mërkurën se dy rastet e para të koronavirusit u raportuan edhe në qytetin e afërt Macau.

Bllokimi në Wuhan vjen pasi miliona njerëz kinezë në pjesë të tjera të Kinës po udhëtojnë nëpër të gjithë vendin për festën e Vitit të Ri hënor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat