Po zhvillohet vaksina kundër virusit të ri në Kinë, nevojiten vite para përdorimit

Bota

Po zhvillohet vaksina kundër virusit të ri në Kinë, nevojiten vite para përdorimit

Më: 23 janar 2020 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

Shkencëtarët amerikanë tashmë janë duke punuar në zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit të ri që ka vrarë 17 persona në Kinë, nga ku e ka origjinën, si dhe është përhapur në pesë vende të tjera.

Një shpërthim i infeksionit të frymëmarrjes në formë të pneumonisë po shkakton frikë për pandemi – përderisa raste të të prekurve nga virusi janë shfaqur edhe në SHBA, Meksikë, Kolumbi, Britani të Madhe dhe Australi.

Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbeti e pavendosur nëse do të shpallë urgjencë shëndetësore publike ndërkombëtare.

Virusi i ri, i përmendur aktualisht si 2019-nCoV, i përket të njëjtës familje virusesh si SARS, e cila shpërtheu në Kinë në vitin 2003 dhe përfundimisht vrau 774 njerëz në të gjithë botën.

Të tronditur nga ky shpërthim, shkencëtarët u detyruan të punojnë në një vaksinë kundër virusit, por përderisa SARS ndaloi përhapjen, u ndaluan edhe përpjekjet dhe interesimi për vaksinën.

Tani, shpresa është se vaksina mund të rivendoset për të parandaluar virusin e sapo shfaqur që deri më tani ka prekur 532 njerëz.

Por, ka të ngjarë që të kalojnë disa vjet para se vaksina të bëhet e përshtatshme për virusin e ri dhe të kalojë testet e sigurisë, tha Dr. Peter Hotez, Dekan i Mjekësisë Tropikale, në Baylor College of Medicine, i cili po kontribuon në zhvillimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat