Mbyllen për vizitorë disa pjesë të Murit të Madh të Kinës

Bota

Mbyllen për vizitorë disa pjesë të Murit të Madh të Kinës

Më: 24 janar 2020 Në ora: 13:27
Muri kinez

Disa seksione të Murit të Kinës afër Pekinit do të jenë të mbyllura për vizitorët nga e shtuna.

Autoritetet përgjegjëse kanë thënë se kjo po bëhet për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

Pos këtij vendi atje pritet për vizitorë të mbyllen edhe ”Varreza e Dinastisë Ming dhe Pylli i Faltoreve do të mbyllen.

Virusi që është shfaqur atje deri tani jetën ua ka marrë 26 personave, po ashtu edhe 830 të tjerë janë të prekur.

Vendi më i prekur nga ky virus është provinca Hubei, gjithashtu masat e bllokimit po rriten në  gjithë provincën Hubei të Kinës në një tentim për të kontrolluar përhapjen e virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat