SHBA dislokon bombarduesit bërthamorë në oqeanin indian, mes tensioneve me Iranin

Bota

SHBA dislokon bombarduesit bërthamorë në oqeanin indian, mes tensioneve me Iranin

Më: 24 janar 2020 Në ora: 17:55
SHBA dislokon bombarduesit bërthamorë

Zyrtarët ushtarakë amerikane njoftuan kësaj jave se Pentagoni po dislokon avionët bombardues B-52H Stratofortress në Diego Garcia, territori strategjik britanik në Detin Arab pas tensioneve në rritje mes Uashingtonit e Teheran, për vrasjen e komandantit të lartë iranian.

Forcat ajrore amerikane thanë se kompletuan fluturimin e katërt dhe të pestë të bombarduesve B-52H drejt Diego Garcia, ndërsa i gjashtë është rrugës në Mesdhe pasi kaloi ngushticën e Gjibraltarit, sipas të dhënave nga agjencitë gjurmuese të fluturimeve.

Avionët janë të aftë të 31,500 kg bomba, mina e raketa, duke përfshirë dhe ato bërthamore, dhe nisën dislokimin e tyre tre ditë pas vrasjes së gjeneralit të lartë iranian Kasem Soleimani, në një sulm me dron në Bagdad.

Mes armëve që mund të montohen në avionët B-52H është dhe raketa AGM-86B me mbushje konvencionale ose bërthamore, e aftë të përshkojë një distancë prej 1,100 deri në 2,400 km, si dhe një rang të gjerë bombash të lëshuara në gravitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat