Tërmeti tragjik në Turqi, ky është bilanci aktual i viktimave dhe të plagosurve - Bota Sot
Tërmeti tragjik në Turqi, ky është bilanci aktual i viktimave dhe të plagosurve

Bota

Tërmeti tragjik në Turqi, ky është bilanci aktual i viktimave dhe të plagosurve

Më: 25 janar 2020 Në ora: 16:12
Foto nga tërmeti

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë me epiqendër rajonin Sicrice në Elazığ të Turqisë numri i të vdekurve është rritur në 22 persona ndërsa 1.030 të tjerë janë të plagosur.

Gjithashtu theksohet se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja në tre ndërtesa në qendrën e qytetin Elazığ, transmeton Anadolu Agency (AA).

AFAD ka bërë të ditur se në rajon janë dërguar 235 mjete, 18 qen shpëtimi dhe gjithsej 1.167 personel për punimet e kërkim-shpëtimit nga institucionet si AFAD, ato të xhandarmërisë, njësive shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë UMKE dhe të zjarrfikësve.

Sipas Planit të Ndërhyrjes ndaj Katastrofave të Turqisë, nën koordinimin e AFAD-it janë vendosur në veprim me parimin e “punimeve 24 orë në 7 ditë” 28 grupe me qëllimin për të vazhduar punimet e kërkim-shpëtimit dhe mbështetjes së pandërprerë shëndetësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat