Greqia kërcënon Turqinë: Përgjigjemi ushtarakisht, nëse e kaloni vijën e kuqe

Bota

Greqia kërcënon Turqinë: Përgjigjemi ushtarakisht, nëse e kaloni vijën e kuqe

Më: 28 janar 2020 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Pavarësisht solidarizimit për tërmetin në provincën Elazig, dhe një paqeje 3-ditore midis Turqisë dhe Greqisë, duket se dyja vendet do rifillojnë tensionet.

Ministri i Mbrojtjes, Panagiotopoulos ka deklaruar se nëse vëren se dikush po kalon vijën e kuqe të Greqisë, atëhere përgjigjja do të jetë me të gjitha mënyrat, edhe ushtarakisht.

“Çdo gjë që përbën frikë nuk do të demiltarizohet. Greqia nuk provokon, nuk dhunon dhe nuk cenon të drejtat sovrane të të tjerëve, por nuk i pëlqen të provokohet dhe t’i dhunohen të drejtat e saj.

Nëse ne shohim që vija jonë e kuqe po kalohet, kjo do të thotë se po ekzaminojmë të gjitha skenaret dhe do të duhet të reagojmë, edhe ushtarakisht’’, tha ai.

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi tha se 16 ishuj në Egje të Greqisë po armatoseshin ilegalisht, duke përbërë një kërcënim për Turqinë.

Tensionet midis Greqisë dhe Turqisë u ndezën sërish kur kjo e fundit nënshkroi marrëveshjen e kufijve detarë me Libinë për në detin Mesdhe. Greqia nuk e njeh këtë marrëveshje dhe as Bundestagu gjerman.

Një çështje tjetër delikate është dhe ajo e Qipros, kurse në Libi të dyja vendet po ndërhyjnë në kampet kundërshtare, Erdogani ka dërguar 2 mijë trupa në ndihmë të qeverisë së Al- Sarrajit, kurse Greqia dyshohet se po ndihmon armikun e tij, gjeneralin libian, Khalifa Haftar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat