Forcat siriane granatojnë Idlib, pesë ushtarë turq të vrarë

Bota

Forcat siriane granatojnë Idlib, pesë ushtarë turq të vrarë

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njofton sot se pesë ushtarë turq janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si rezultat i granatimit të Idlib nga forcat e qeverisë siriane.

Sulmi erdhi në një kohë kur delegacioni rus mbërriti në kryeqytetin turk, Ankara, për një raund të dytë bisedimesh për rritjen e tensioneve në Idlib, fortesa e fundit e rebelëve në Sirinë fqinje.

Gjatë javës së kaluar, tetë pjesëtarë të personelit ushtarak dhe civil turk dhe 13 ushtarë sirianë janë vrarë në një shkëmbim zjarri në Idlib.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat