Së paku 14 të vdekur nga përmbytja e barkës në Bangladesh

Bota

Së paku 14 të vdekur nga përmbytja e barkës në Bangladesh

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 09:43
Ilustrim

Të paktën 14 persona kanë vdekur pasi një barkë me të cilën po lundronin refugjatët e komunitetit Rohingya u përmbyt në ujërat jugore të Bangladeshit.

Autoritetet lokale raportuan se të gjithë trupat e pajetë janë të grave dhe fëmijëve, shkruan “BBC”.

Një zyrtar i tha agjencisë “AFP” se 70 persona janë shpëtuar, por shumë të tjerë ende janë të zhdukur.

Barka u përmbyt në Gjirin e Bengalit, afër ishullit të Shën Martinit.

Në gusht të vitit 2017, aksionet e dhunshme të ushtrisë birmaneze ndaj myslimanëve të komunitetit Rohingya i detyruan qindra mijëra pjesëtarë të këtij grupi që të ikin drejt Bangladeshit.

Shumica janë vendosur në kampe të refugjatëve dhe një pjesë është përpjekur të largohet përmes barkave edhe në Malajzi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat