Milioneri amerikan i kërkon një çifti të pastrehë të jetojnë me të në vilën 4 milionë dollarëshe

Bota

Milioneri amerikan i kërkon një çifti të pastrehë të jetojnë me të në vilën 4 milionë dollarëshe

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 13:21
Foto

Një milioner që kishte pranuar disa të pastrehë në vilën e tij katër milionë dollarëshe në Kaliforni, thotë se këtë veprim e ka bërë për t’i treguar të tjerëve se personat që jetojnë në rrugë “nuk janë persona të infektuar”.

Greg Danston, ish-punonjës i sigurimit që ishte lënduar rëndë në vendin e punës dhe Marry McKenzy, ish-kujdestare, kanë jetuar nëpër rrugët e Oaklandit të Kalifornisë për më shumë se 10 vite, por gjithçka ndryshoi kur pronari i një vile luksoze në periferi të San Franciscos, Terry McGrat u ofroi kulm mbi kokë.

Pasi kishte lexuar një artikull për ata në janar të vitit të kaluar në të përditshmen “San Francisco Cronicle”, ua ka dhënë në shfrytëzim një pjesë të shtëpisë në Pidmont.

E gazetari i të përditshmes, Ottis Taylor, i cili ka qenë mysafir gjatë vitit të kaluar në ABC News, kishte folur për dallimet mes të pasurve dhe të varfërve në San Francisco.

Në këtë qytet jetojnë më shumë miliarder sesa në çdo qytet tjetër të SHBA-ve, derisa të njëjtën kohë i ka afro 8 mijë banorë që jetojnë si të pastrehë.

Greg Danston dhe Marry McKenzy prej vitit të kaluar jetojnë në lagjen luksoze – më mirë thënë në pronën e McGratit.

“Dashuria mes Gregut dhe Marry më ka prekur thellë në shpirt dhe kam pyetur veten se si kanë përfunduar kështu. Kam reaguar natyrshëm sepse nuk dua ta shoh askënd duke vuajtur ashtu”, ka deklaruar McGrat për ABC Nightline.

E kur milioneri amerikan i ofroi strehim Marry dhe Gregut, ka qenë gjithçka spontane, duke mos menduar dy herë – thjeshte u ka kërkuar të jetojnë me të në të njëjtën shtëpi.

Megjithatë ata nuk u pritën mirë në një lagje të shtrenjtë, pasi fqinjët filluan ta pyesin pronarin nëse po shkatërrojnë ata veturat apo po i plaçkitin shtëpitë.

Por me kalimin e kohës gjithçka u rregullua dhe McGrat tani i konsiderojnë si “familje”, dhe ua ka bërë me dije se mund të qëndrojnë në shtëpinë e tij sa të donë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat