I rrethuar nga laptopët, presidenti turkmen kërkon më pak përdorim të teknologjisë

Bota

I rrethuar nga laptopët, presidenti turkmen kërkon më pak përdorim të teknologjisë

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 10:13
Gurbanguly Berdymukhammedov

Ndonëse është parë shpesh i rrethuar me disa laptopë në tavolinën e madhe të zyrës, presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhammedov, nuk e pati problem që të kërkojë nga qytetarët e vendit të vet që të mos kalojnë shumë kohë duke i përdorur pajisjet teknologjike për shkak të rrezikimit të shëndetit.

“Për shkak të zhvillimit të teknologjisë moderne dhe sistemeve informative, shumë fëmijë, adoleshentë dhe njerëz të moshës sonë kalojnë shumë kohë në kompjuterë, telefona celularë dhe tablete”, tha presidenti turkmen.

“Kjo bën që njerëzit të jenë fizikisht më pak aktivë. Ky stil i jetesës ndikon negativisht në sy, mbipeshë dhe sjell probleme të tjera shëndetësore”, paralajmëroi ai.

Qeveria e Turkmenistanit ka kontroll të madh ndaj përdorimit të internetit në vend, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express. Ajo ua ndalon përdoruesve qasjen në faqet e pavarura të lajmeve dhe në rrjetet, sociale, përfshirë Facebook-un.

Duke qenë në pushtet nga viti 2006, presidenti Berdymukhammedov e theksoi rëndësinë e edukimit të fëmijëve për kulturën, artin, gjuhën dhe historinë turkmene.

Turkmenistani e ka ndaluar edhe përdorimin e telefonave në shkolla dhe shumë prindër janë ndëshkuar pasi fëmijët e tyre janë zënë duke e thyer këtë rregull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat