Ferri që përjetojnë fëmijët në miniera që ju të keni makina elektrike

Bota

Ferri që përjetojnë fëmijët në miniera që ju të keni makina elektrike

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 17:59
Ferri që përjetojnë fëmijët

Në një mal me gurë të mëdhenj me duart e tij të zhveshura, djali i rraskapitur në pamje të parë ka një pamje të frikshme.

Emri i tij është Dorsen dhe ai është një nga një mori fëmijësh, diku vetëm katër vjeç, që punojnë  në minierat e gjera të ndotura të Republikës Demokratike të Kongos, ku pluhuri i kuq ti djeg sytë, dhe ata rrezikojnë të përballen me sëmundjet e lëkurës dhe mushkërive.

Për një rrogë qesharake, këta fëmijë janë të detyruar të punojnë aty për të nxjerrë përbërësin kryesor për bateritë që fuqizojnë makinat elektrike.

Për më tepër ekziston frika se mijëra fëmijë të tjerë do të mund të tërhiqeshin në këtë ekzistencë djallëzore të përditshme – pas premtimit historik të bërë nga Britania për të ndaluar shitjen e makinave të benzinës dhe naftë nga 2040 dhe kalimin në automjete elektrike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat