Vdesin 15 fëmije nga zjarri në jetimoren e palicensuar - Bota Sot
Vdesin 15 fëmije nga zjarri në jetimoren e palicensuar

Bota

Vdesin 15 fëmije nga zjarri në jetimoren e palicensuar

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 18:25
Foto

Pesëmbëdhjetë fëmijë kanë vdekur në Haiti pas një zjarri në një jetimore në periferi të kryeqytetit.

Shkaku i zjarrit është duke u hetuar, por sipas raporteve thuhet se brenda në ndërtesë përdoreshin qirinj në vend të energjisë elektrike.

Jetimora e drejtuar nga një grup i krishterë me qendër në SHBA, ishte një nga qindra të tjera në Haiti që vepronte pa autorizim zyrtar.

Autoritetet tani po punojnë për të mbështetur dhe rivendosur fëmijët e mbijetuar.

Arielle Jeanty Villedrouin, drejtore e Institutit për Mirëqenie Sociale, tha se, në kohën e zjarrit, rreth 60 fëmijë po jetonin në jetimoren e pa licencuar, të operuar nga Kisha e Bibliotekës me qendër në Pensilvani.

"Ne do t'i vendosim të mbijetuarit në një qendër transiti, ndërkohë që bëjmë kërkime mbi familjen e tyre dhe të shohim nëse mund t'i bashkojmë ata me prindërit", u shpreh ajo për agjensinë e lajmeve Reuters.

Zjarri në jetimore, që ndodhet në jug të kryeqytetit Port-au-Prince, ndodhi të enjten në mbrëmje. Zyrtarët thanë që dy fëmijë u vranë në flakë dhe 13 të tjerë vdiqën në spital si rezultat i thithjes së tymit.

Sipas raportimeve gjeneratori i ndërtesës ishte prishur dhe kishin ndezur qirinj gjatë natës së zjarrit.

Gjykatësi vendor Raymonde Jean Antoine tha për agjencinë e lajmeve AFP se jetimoreja nuk ishte e autorizuar të operonte që nga viti 2013.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat