Kanadaja do t’i evakuojë qytetarët nga anija me shumë persona të infektuar - Bota Sot
Kanadaja do t’i evakuojë qytetarët nga anija me shumë persona të infektuar

Bota

Kanadaja do t’i evakuojë qytetarët nga anija me shumë persona të infektuar

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Autoritetet kanadeze e kanë organizuar një fluturim të veçantë për evakuimin e qytetarëve të këtij vendi nga anija “Diamond Princess”, ku janë konfirmuar shumë raste të infektimeve me koronavirus.

Qeveria kanadeze njoftoi se pasagjerët që shfaqin simptoma të koronavirusit nuk do të mund të fluturojnë drejt Kanadasë, por do të dërgohen në një qendër japoneze të kujdesit shëndetësor që ta marrin trajtimin e duhur mjekësor.

Pas arritjes në Kanada, pasagjerët e anijes do të futen në karantinë dyjavore, thuhet më tej në deklaratën e autoriteteve kanadeze, shkruan “Reuters”.

Përpos Kanadasë, edhe Shtetet e Bashkuara dhe Hong Kongu kanë njoftuar më parë se do të dërgojnë aeroplanë në Japoni për evakuimin e qytetarëve të tyre.

Në këtë anije është shënuar numri më i madh i personave të infektuar me koronavirus jashtë Kinës. Vetëm në 24 orët e kaluara, aty u konfirmuan 70 raste të reja të infektimeve.

Rreth 3700 persona ndodhen në anijen që është vendosur në karantinë, ndërsa rreth 350 prej tyre janë diagnostikuar me koronavirus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat