Merr pjesë në garën për ngrënie të ushqimit, rusja 23-vjeçe ngufatet për vdekje  – kamerat e sigurisë filmuan gjithçka

Bota

Merr pjesë në garën për ngrënie të ushqimit, rusja 23-vjeçe ngufatet për vdekje  – kamerat e sigurisë filmuan gjithçka

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 15:51
Rusja 23-vjeçe ngufatet për vdekje

Një grua që ishte pjesë e ekipit të ndihmës së parë është ngufatur për vdekje, pasi kishte futur tri copa të ëmbëlsirës në gojë gjatë garës për ngrënie të ushqimit në Rusi.

Alexandra Yudina filloi të ngufatet vetëm atëherë kur e zbrazi pjatën në një kafiteri në Moskë, ku po zhvillohej gara për ngrënie të ushqimit.

23-vjeqarja mbeti pa frymë dhe u rrëzua në dysheme pa ndjenja, kurse gojën e kishte të mbushur me ëmbëlsirë. Por edhe pse punonjësit e lokalit dhe kolegët që janë të kualifikuar për dhënie të ndihmës, u munduan ta ndihmojnë – pa sukses.

Kamerat e sigurisë brenda lokalit kanë filmuar momentin rrëqethës, që është transmetuar edhe në televizionet ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat