Shikoni si fluturon me veturë vozitësja e dehur

Bota

Shikoni si fluturon me veturë vozitësja e dehur

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 16:55
Foto

Kamera e vëzhgimit ka kapur një aksident të pashembullt në të cilin një shofer i makinës BMW, nën ndikimin e alkoolit, kaloi nëpër një rreth-rrotullim në Kaliforni.

Marisela Ovalle, 27-vjeçare, duke vozitur me një shpejtësi 160 km në orë, goditi një rreth-rrotullim, duke fluturuar thjesht mbi të dhe u përplas disa metra më tej në rrugë.

Për fat të mirë, askush nuk u lëndua në këtë aksident të tmerrshëm, dhe dëshmitarët thonë se Marisela doli nga makina e shkatërruar pa asnjë gërvishtje.

Njëri nga personat që jetojnë në lagje përshkruan aksidentin si një shpërthim të madh.

“E gjithë lagjja doli në rrugë. Femra që shkaktoi aksidentin, thjesht doli nga makina e shkatërruar, sikur të mos kishte ndodhur asgjë”, tha Tish Herrera.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat