E bëri sërish, presidenti portugez për pak sa nuk ia “këputë” dorën kryeministrit indian

Bota

E bëri sërish, presidenti portugez për pak sa nuk ia “këputë” dorën kryeministrit indian

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 08:03
Pamje nga takimi

Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa ka fituar vëmendjen e mediave që ishin të pranishëm gjatë takimit zyrtar që pati me kryeministrin i Indisë, Narendra Modi, me të cilin i shtrëngoi duart në New Delhi.

Megjithatë ky shtrëngim duarsh u pa si i pazakontë për shkak se zgjati për disa sekonda dhe ishte paksa i “çakorduar”, duke bërë që dora e kryeministrit indian të shkojë herë lartë e herë poshtë, transmeton Telegrafi.

Lideri portugez njihet për mënyrën e pazakontë të shtrëngimit të duarve siç e dëshmojnë vizitat e shumta në vende të ndryshme të botës, ku është filmuar duke ua shtrënguar dhe shkundur fortë duart liderëve botërorë.

Një rast i tillë kishte ndodhur edhe gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti amerikan Donald Trump që kishte dalë për ta pritur, për pak sa nuk e rrëzua kur Sousa ia tërhoqi dorën dhe filloi t’ia shkund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat