Kamera kap momentin kur një burrë me revole shtie mbi një person para një restoranti në Atlanta

Bota

Kamera kap momentin kur një burrë me revole shtie mbi një person para një restoranti në Atlanta

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 14:58
Foto

Ky është një moment rrëqethës kur një person i armatosur i vërsulet një të riu, të cilin e qëllon me revole para një restoranti në Atlanta.

Si pasojë e të shtënave tre persona, përfshirë një adoleshente janë plagosur, ndërsa ngjarja ka ndodhur në ditën kur po shënohej festa e Shën Valentinit në Atlanta.

Një çift po shijonin darkën në Old Lady Gang, kur panë me sytë e tyre horrorin që shpërtheu para restorantit ku po qëndronin.

Kamera e vendosur brenda një veture ka kapur momentin kur personi i armatosur ndjek një të ri të cilin e qëllon me revole, por që për fat të mirë këto të shtëna nuk kanë rezultuar të jenë fatale për të.

E një burrë anonim që kishte të vendosur kamerën brenda veturës, e ka përshkruar sulmin si një ngjarje të tmerrshme, ku qytetarët vraponin nga të gjitha anët që t’i shpëtojnë plumbave.

Emrat dhe mosha e të plagosurve nuk janë bërë të ditur, ndërsa zëdhënësi i policisë Allny Glover ka njoftuar se sulmuesi është arrestuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat