Gati pesë muaj pas zgjedhjeve, KQZ-ja e Afganistanit e shpall fituesin

Bota

Gati pesë muaj pas zgjedhjeve, KQZ-ja e Afganistanit e shpall fituesin

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 15:06
Ashraf Ghani

Komisioni i Pavarur i Zgjedhjeve në Afganistan e shpalli Ashraf Ghani-n fitues të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019.

Shpallja zyrtare erdhi vetëm pas gati pesë muajve të mbajtjes së zgjedhjeve, shkruan “Reuters”.

Në vendin e dytë doli rivali kryesor politik i presidentit të deritashëm dhe të ardhshëm, Abdullah Abdullah.

Kundërshtarët e kandidatit fitues në zgjedhjet e 28 shtatorit kanë thënë se procesi është karakterizuar me mashtrime të mëdha, probleme teknike, sulme dhe parregullsi të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat