Ushtria e Assadit merr kontrollin e provincës Aleppo

Bota

Ushtria e Assadit merr kontrollin e provincës Aleppo

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 16:18
Bashar Asad

Presidenti sirian deklaroi se forcat e tij kanë marrë kontrollin e Aleppos duke kërkuar që luftimet të vijojnë pavarësisht presionit turk. Ndërsa OKB bën thirrje për armëpushim pasi situata ka arritur në nivele të frikshme, me mijëra familje, gra e fëmijë detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre.

Që nga nisja e luftës shumë nga këta qytetarë sirianë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre më shumë se 20 herë. Ndërsa që në nisje të muajit dhjetor bëjnë me dije Kombet e Bashkuara rreth 900.000 njerëz mes tyre shumë gra dhe fëmijë janë zhvendosur për shkak të luftimeve.

Në një deklaratë për mediat shefi për ndihmat humanitare në OKB Mark Lowcock paralajmëroi se situata në veri të Sirisë po arrin në nivele të frikshme. Ai shtoi se ndërtesat shëndetësore dhe shkollat ishin në shënjestër të luftimeve dhe bëri thirrje për armëpushim. Ndërkohë, Presidenti Sirian Bashar Asad uroi forcat e tij për marrjen e kontrollit në Aleppo dhe u zotua se operacionet e ushtrisë do të vijojnë pavarësisht Turqisë.

“Ne nuk duhet të pushojmë por duhet të përgatitemi për betejat e radhës, për më shumë beteja për të çliruar Alepon dhe Idlibin do të vijojnë pavarësisht zhurmës boshe që vjen nga veriu se do të luftojnë për tw cliruar të gjithë territorin sirian nga terrorizmi dhe do të vendosin stabilitet”, shprehet Basha Assad.

Gjatë javëve të fundit, trupat qeveritare të mbështetur nga forcat ruse kanë marrë më shumë se 1.500 kilometra katrorë në veri-perëndim, duke konsoliduar kontrollin mbi provincën Alepo. Zhvillime të tilla sollën edhe festime në rrugët e Alepo. Ofensiva ka ndërprerë bashkëpunimin e brishtë mes Rusisë dhe Turqisë, e cila mbështet rebelët dhe ka trupa në rajon për të monitoruar një marrëveshje armëpushimi të nënshkruar në vitin 2018

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat