Holanda i kthen Etiopisë kurorën e shekullit 18-të

Bota

Holanda i kthen Etiopisë kurorën e shekullit 18-të

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 06:37
Kthimi i kurorës

Holanda i ka rikthyer Etiopisë një kurorë solemne, që dyshohet e vjedhur dhe që i përket shekullit të 18-të. Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, pranoi artifaktin nga Sigrid Kaag, ministri holandez për tregtinë e jashtme dhe zhvillimin e bashkëpunimit.

“Holanda bëri gjënë e duhur duke i rikthyer reliktin pronarit të ligjshëm, Etiopisë”, tha Abiy. Sirak Asfaw, një etiopian që erdhi në Holandë si azilkërkues, e gjeti kurorën në vitin 1998 në valixhen e një vizitori.

Sirak nuk dëshironte t’ia kthente reliktin qeverisë së atëhershme në Etiopi nga frika se mund të ishte përfshirë në vjedhje dhe e mbajti kurorën të fshehur në shtëpinë e tij në Roterdam për më shumë se dy dekada. Zyra e kryeministrit të Etiopisë gjithashtu vlerësoi Sirak për rolin që luajti në procesin e kthimit të reliktit të çmuar në Etiopi.
Detajet se si, pse dhe nga kush ishte marrë relikti nga Etiopia mbeten të paqarta. Sirak ka jetuar në Holandë për 41 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat