Nis shkatërrimi i lagjes më mafioze të Italisë, rrafshohen simbolet e “Gomorra-s”

Bota

Nis shkatërrimi i lagjes më mafioze të Italisë, rrafshohen simbolet e “Gomorra-s”

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Ashtu siç ishte paralajmëruar lagjia famëkeqe e “Gomorra” ka filluar të shkatërrohet. Fadroma të shumta dhe buldozerë nisën punën të enjten për prishjen e godinave të ndërtuar nga mafia në periferi të Napolit.

Kullat e betonit në lagjen Scampia u ndërtuan në ndërtua në vitet 1960 dhe 1970 dhe u bë sinonim i varfërisë dhe dhunës në jugun e pazhvilluar të Italisë, ndërsa lufta e klaneve mafioze filloj të ndizej dalë ngadalë duke u bërë që zona të kthehej në një lagje kriminale.

Në mungesë të shërbimeve nga shteti, Komiteti i Banorëve u bë shteti “de fakto”. Ata dokumentuan banorët, e madje ndërmjetësonin për punësimin e tyre. Por pastaj erdhi seriali “Gomorra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat