Pesë qytetet më të rrezikuara në botë për t’u goditur nga ndryshimet klimatike

Bota

Pesë qytetet më të rrezikuara në botë për t’u goditur nga ndryshimet klimatike

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Ngrohja globale, përmbytjet, zjarret dhe të gjitha fenomenet natyrore që po godasin sot botën mbarë nuk janë rezultat i rastësisht apo ngjarje natyrore që kanë ardhur nga hiçi! Përkundrazi!

Prej vitesh, ngrohja globale dhe ngjarje të tjera që kanë të bëjnë me klimën po kthehen në faktorë kërcënues për shoqërinë dhe njerëzimin që në çdo kohë mund të preket fatalisht nga këto fenomene.

Një studim i fundit ka zbuluar tashmë se cilat janë pesë qytetet më të rrezikuara në botë për t’u prekur nga ndryshimet klimatike.

Bangkoku, Amsterdami dhe Melburni kryesojnë top listën për riskun më të madh nga ndryshimet klimatike deri në vitin 2050.

Rritja e niveleve të detit të shkaktuara nga një rritje e temperaturave globale do të godasë kryeqytetin e Tajlandës më shumë se çdo vit tjetër, thotë Indeksi i Nestpick në parashikimin e tij. Ndikimi do të jetë gati 100 herë më i keq snë qytetet e tjera si Oslo dhe St. Petersburg.

Amsterdami dhe qyteti Ho Chi Minh në Vietnam përballen me nivele të ngjashme të ndikimit, pretendon studimi, i cili përdor një seri projeksionesh të njohura bregdetare dhe analiza të rrezikut të klimës.

Cardiff ishte qyteti i katërt më në rrezik nga ngritja e niveleve të detit dhe Londra ishte e shtata, nga 85 qytetet e marra në analizë.

Melburni, ndërkohë, përballet me kërcënimin më të madh nga nevoja e shtuar dhe disponueshmëria e ujit, zbuloi analiza e Nestpick.

Studimi paraqet lexim të zymtë për banorët e shumë vendeve, ose vizitorët në to, ku klima tashmë paraqet sfida.

Shumë vende që tashmë janë mjaft të nxehta në verë, rritja edhe më shumë e temperaturave do t’jua bëjë jetën më të ashpër edhe në mjediset me ajër të kondicionuar.

Nestpick thotë se planifikuesit e qyteteve do të duhet të kapen me ndryshimet e parashikuara në mënyrë që të lejojnë jetën të vazhdojë sa më normale.

Omer Kucukdere, themelues dhe Drejtor i Përgjithshëm i Nestpick, tha: “Një numër i qyteteve do të pësojnë ndryshime më drastike në klimë gjatë tre dekadave të ardhshme. Janë disa nga destinacionet më të njohura me migrantë që kërkojnë mundësi jashtë vendit.

Ndërsa, Agjensia e Mjedisit në Mbretërinë e Bashkuar po planifikon të shpenzojë miliarda për të trajtuar përmbytjet në Londër dhe Hollandezët kanë ndërtuar pengesën për pritshmëritë e rritjes së stuhisë Maeslantkering.

Shumë kombe mund të mos kenë kapitalin për të vendosur masa të tilla të shtrenjta, ose as nuk mund të mbështesin idenë të financimit të masave të para për kësi situatash të paparashikuara”.

Studimi zbuloi se qyteti që do të përballet me rritjen më të lartë të temperaturës nga viti 2020 deri në 2050-ën ishte Ljubljana në Slloveni, ku mesatarja e temperaturave do të rritet me 3.53C.

Qyteti i pestë është New Orleans në SHBA, ku të tjera kërcënime klimatike pritet që ta godasin këtë vend vit pas viti!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat