Pamje të frikshme: Vajza ecën mbi parvazin e katit të katërt, gjykata shpall prindërit e pafajshëm

Bota

Pamje të frikshme: Vajza ecën mbi parvazin e katit të katërt, gjykata shpall prindërit e pafajshëm

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 21:52
Foto

Prindërit e një vajze, që doli jashtë dritares së katit të katërt të banesës në Tenerife të Spanjës dhe eci nëpër parvaz, janë shpallur të pafajshëm.

Fqinjët e kanë filmuar momentin dramatik, kur vogëlushja doli nga dritarja që ndodhet në 25 metra lartësi dhe eci deri te ballkoni, por është kthye sërish nëpër të njëjtin pjesë të ngushtë, shkruan Daily Mail.

Gjithçka ndodhi kur nëna ishte duke u pastruar në dush, ndërsa babai nuk ishte në dijeni se e bija është duke luajtur në këtë formë të rrezikshme. Mbi prindërit ngarkoi akuza për mungesë kujdesi ndaj fëmijës, mirëpo gjykata spanjolle nuk gjeti ndonjë provë.

Identiteti i prindërve nuk është bërë i ditur, megjithëse ata janë shpallur të pafajshëm, ndërsa ndihen shumë të prekur nga kjo ndodhi e pakëndshme, që fatmirësisht ka pasur përfundim të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat