Tensionet përshkallëzohen në Siri ndërsa vdiq një ushtar tjetër turk

Bota

Tensionet përshkallëzohen në Siri ndërsa vdiq një ushtar tjetër turk

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 23:48
Foto

Tensionet në veri-perëndim të Sirisë vazhduan të përshkallëzohen të shtunën pasi një ushtar tjetër turk u vra në një sulm me bomba nga forcat qeveritare të mbështetur nga Rusia.

Vdekja e 16-të ushtarake e Turqisë në provincën Idlib erdhi ndërsa luftimet janë intensifikuar, një numër i madh njerëzish janë shpërngulur dhe bisedimet midis Ankarasë dhe Moskës kanë ngecur.

Menjëherë pasi u konfirmuan lajmet për viktimën e fundit, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, njoftoi se ai do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, muajin tjetër për të diskutuar situatën në Idlib.

Turqia ka dërguar mijëra trupa dhe pajisje në veri-perëndim të Sirisë, vetëm në jug të kufirit të saj, për të nisur një sulm dërrmues gjatë javëve të fundit nga forcat e mbështetur nga Rusia dhe presidentit sirian, Bashar al-Asad, i cili po përpiqet të rimarrë territori e mbajtur nga rebelët pas nëntë viteve të luftës.

Erdogan së fundmi u zotua të ndërmarrë aksione ushtarake ” kudo në Siri ” nëse një ushtar tjetër turk vritet ose plagoset.

Turqia, e cila pret 3.7 milionë refugjatë sirianë tashmë, ka thënë se nuk mund të presë një valë tjetër të njerëzve të zhvendosur dhe ka mbyllur kufijtë e saj.

Rritja e numrit të viktimave ushtarake, përfshirë dy të enjten, mund të prishë bisedimet e Ankarasë me Moskën për një marrëveshje të mundshme për të ndaluar luftimet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat