Koronavirusi prek edhe tre shtete të tjera

Bota

Koronavirusi prek edhe tre shtete të tjera

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 13:35
Ilustrim

Tre vende të tjera kanë konfirmuar së fundmi rastet e para me koronavirus duke zgjeruar kështu hartën e të prekurve.

Siç raporton Reuters, së fundmi kanë konfirmuar një të sëmurë me koronavirus Afganistani, Kuvajti dhe Bahrejni.

Ministri i Shëndetësisë i Afganistani konfirmoi se i prekuri i parë është konfirmuar në Herat.

Ka dyshime të forta se këto vende janë kontaminuar nëpërmjet lëvizjeve në Irani për shkak se deri më tani në këtë vend kanë vdekur 8 persona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat