Vogëlushi futet në ashensor me kujdestaren, bulldogu e sulmon brutalisht – pronari i kafshës i del në ndihmë në sekondat e fundit

Bota

Vogëlushi futet në ashensor me kujdestaren, bulldogu e sulmon brutalisht – pronari i kafshës i del në ndihmë në sekondat e fundit

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 15:39
Foto

Ky është momenti rrëqethës kur një qen i racës bulldog, sulmon djaloshin 18-muajsh brenda një ashensori në Brazil.

Kamerat e sigurisë brenda ashensorit shfaqin vogëlushin dhe kujdestaren e tij, që bëjnë gjithçka që t’i shpëtojnë dhëmbëve të mprehtë të qenit që i sulmoi.

Për fat të mirë ishte pronari i qenit që gjithashtu u fut në ashensor dhe reagoi me kohë duke e kapur dhe ngritur lartë vogëlushin, me qëllim që të mos përfundojë në dhëmbët e qenit.

Por, pavarësisht tentimeve të shumta për ta larguar, qeni dukej këmbëngulës deri në një moment kur pronari i tij ndal ashensorin dhe arrin t’i nxjerr jashtë vogëlushin dhe kujdestaren e tij.

Për fat të mirë vogëlushi nuk ka pësuar ndonjë lëndim trupor, përveç traumave, ndërsa familjarët e tij kanë ngritur padi lidhur me këtë sulm që i është bërë birit tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat