Koronavirusi: 893 të infektuar në Korenë e Jugut, Kuvajti konfirmon 3 rastet e para

Bota

Koronavirusi: 893 të infektuar në Korenë e Jugut, Kuvajti konfirmon 3 rastet e para

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Qendrat e Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan ditën e sotme për 231 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në vend në 833. 161 raste u njoftuan këtë mëngjes, dhe 70 të tjera pasdite.

Nga të 70 rastet e konfirmuara pasdite, 41 prej tyre janë nga qyteti i Daegu, dhe 12 janë nga Provinca Gyeongsang e Veriut, dy vendet me numrin më të madh të të infektuarve. Rastet e tjera janë përhapur në provincën Seul, Busan, Daejeon, Ulsan dhe Gyeonggi.

Viktima e fundit deri më tani nga koronavirusi u raportua ditën e djeshme më 23 shkurt, duke e çuar në 7 numrin e vdekjeve në Korenë e Jugut, shkruan CNN.

Rreth gjysma e të gjitha rasteve në shkallë vendi janë të lidhura me një grup fetar në jug të vendit.

Kuvajti konfirmon 3 rastet e para

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë e Kuvajtit deklaroi se tre persona rezultuan pozitivë me koronavirus në vend, pasi u kthyen nga qyteti iranian i Mashhad.

Raportohet se nga tre personat e infektuar, një prej tyre ishte shtetas saudit 61-vjeç, një tjetër shtetas kuvajtian 53-vjeç, ndërsa shtetësia e personit të tretë nuk u bë e ditur.

Kuvajti evakuoi 800 qytetarë nga Irani të dielën më 23 shkurt, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KUNA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat