Shkon në 10 numri i të vrarëve në protestat e Indisë

Bota

Shkon në 10 numri i të vrarëve në protestat e Indisë

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 14:26
India

Ka shkuar në dhjetë numri i personave të vrarë në përleshjet mes protestuesve në Indi. Këto trazira po ndodhin në kohën kur atje po qëndron për vizitën e parë zyrtare presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Kjo është dhuna më e përgjakshme me të cilën është ballafaquar kryeqyteti indian në dekadat e fundit, shkruan “BBC”.

Përleshjet së pari shpërthyen të dielën mes protestuesve që e përkrahin ligjin e ri të shtetësisë dhe atyre që janë kundër tij.

Megjithatë, përplasjet më vonë morën ngjyrim fetar pas përleshjeve mes hindusëve dhe myslimanëve.

Protestat po mbahen në lagjet me shumicë myslimane, rreth 18 kilometra në verilindje të qendrës së qytetit, ku presidenti amerikan ka zhvilluar takime me zyrtarët e lartë indianë.

I pyetur për këto protesta gjatë një konference për gazetarë, kreu i Shtëpisë së Bardhë u mundua ta tejkalonte këtë çështje, duke thënë se ka dëgjuar për të, por i takon Indisë që ta zgjidhë problemin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat