Koronavirusi, Italia rrit alarmin nga bota arabe deri në Australi

Bota

Koronavirusi, Italia rrit alarmin nga bota arabe deri në Australi

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 21:52
Ilustrim

Iraku, Kuvajti, Arabia Saudite, Britania e Madhe, Holanda, Australia dhe Bullgaria. Zgjerohet lista e vendeve që kanë shtuar masat ndaj Italisë, duke mos këshilluar udhëtimet drejt këtij vendi, si pasojë e epidemisë së koronavirusit.

Iraku ka ndaluar hyrjen e italianëve dhe vizitorëve në Itali, duke nënvizuar se nga ky urdhër bëjnë përjashtim vetëm diplmatët dhe delegacionet zyrtare, me kusht që t’iu nënshtrohen kontrolleve të rrepta. Gjithashtu janë këshilluar banorët që të mos udhëtojnë drejt Italisë.

Duke u ndalur në Lindjen e Mesme, edhe Arabia Saudite me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë i ka ndaluar qytetarët hyrje-daljet në Itali.

Ndërsa Kuvajti, ku deri më tani janë numëruar tetë raste, ka ndërprerë linjat ajrore me Italinë.

Jordania ka ndaluar hyrjen e udhëtarëve që kthehen nga Italia, ashtu sikundër edhe Amani.

Në Europë, qeveria britanike ka kërkuar që kush kthehet nga Italia, të vetizolohet në shtëpi për 14 ditë. Ndërkohë autoritetet hollandeze i kanë urdhëruar qytetarët që të mos shkojnë në Itali.

Masa kundër ngjitjes janë marrë edhe nga Bullgaria, ku qeveria e këtij vendi i ka ftuar qytetarët që të mos udhëtojnë drejt Italisë dhe nëse e kanë të pashmangshme të shmangin zonat e prekura. Ndërkohë kompania ajrore “Bulgaria Air” ka ndërprerë fluturimet me Milanin.

Edhe Australia e largët i ka këshilluar banorët që të tregojnë kujdes maksimal nëse duhet të shkojnë në Lombardi apo Veneto, dy epiqendrat e koronavirusit, për shkak të rrezikut.

Gjatë së hënës ishin Serbia, Izraeli, Kroacia dhe Irlanda, shtetet që këshilluan që të mos udhëtohet drejt Italisë, për shkak të koronavirusit, shkruan noa.al.

Ndërkohë Gjermania, deklaroi se nuk do i mbyllë kufijtë për tu mbrojtur nga virusi. Në Francë, studentët që i kaluan pushimet në Lombardi dhe Veneto, nuk do mund të kthehen në shkollë, dhe kjo gjë do të mundësohet vetëm pas një vetëizolimi 14-ditor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat