Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

Bota

Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 07:03
Foto ilustrim

Pavarësisht përpjekjeve për frenim të koronavirusit të ri, kjo sëmundje po vazhdon të përhapet në dhjetëra shtete në botë.

Ky virus është identifikuar fillimisht në Vuhan të Kinës, në dhjetor të vitit 2019. Në këtë video gjeni disa fakte kyçe për këtë sëmundje.

Të dhënat që vijnë në kohë reale nga database që ka krijuar Organizata Botërore e Shëndetësisë evidentojnë fakte tronditëse orët e fundit.

Vetëm gjatë ditës që po mbyllet (25 shkurt 2020) u shënuan 1092 raste të reja me njerëz të prekur nga koronavirusi. Për më tepër, sikurse raporton noa.al duke cituar sistemin e të dhënave live të OBSH, ka shkuar në 2712 numri i të vdekurve duke e çuar në 9 për qind shifrën që deri dje deklarohej si midis 0.5 deri 3 për qind.

Të dhënat e mbrëmjes së sotme për prekjen botërore nga koronavirus janë si më poshtë:

Të prekur totalisht në të gjithë botën 80423

Të diagnostikuar 24 orët e fundit (25.02.2020) 1092 persona

Të vdekur 2712

Të shëruar: 27936

Nën mbikëqyrje mjekësore aktualisht: 49775

Prej tyre

9211 në gjendje kritike (19%)

40564 në gjendje më pak të rrezikshme për jetën (81%)

Rastet e përfunduara:

2712 të vdekur (9%)

27936 të rikthyer në banesat e tyre (91%)

Të dhënat në kohë reale i gjeni dhe këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat