Nëna bashkë me të bijën krijojnë situatë kaotike brenda aeroplanit, u dehën dhe filluan grindjen – shkaktuan edhe rrahjen masive

Bota

Nëna bashkë me të bijën krijojnë situatë kaotike brenda aeroplanit, u dehën dhe filluan grindjen – shkaktuan edhe rrahjen masive

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Një nënë dhe vajza e saj e dehur, Karin Parkes, 56-vjeçe dhe Kerry, 34, janë dënuar për veprën penale që e kishin shkaktuar derisa ishin brenda aeroplanit duke udhëtuar nga Agadisi në Marok.

Pasi që kishin konsumuar një sasi bukur të madhe të alkoolit, kishin filluar të grinden ku në atë grindje u përfshinë edhe dhjetëra pasagjerë tjerë që në fund përfundoi me rrahje.

Madje njëra prej tyre ka tentuar ta godet stjuardesën, kurse tjetrën janë munduar ta “neutralizojnë” pasagjerët e shumtë që ishin nervozuar me sjelljet e tyre.

Në sallën e gjyqit është thënë se piloti është detyruar të devijoj nga rrugëtimi për të ateruar në Kasablanka, nga frika se situata mund të eskaloj më tej brenda aeroplanit.

Në afërsi të ulëseve të tyre janë gjetur disa shishe me pije alkoolike, e në procesin gjyqësor të zhvilluar në Mançester të Anglisë, është thënë se incidenti ka ndodhur më 19 janar të vitit të kaluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat