Dhjetëra të lënduar në festivalin vjetor “të shpërthimit të çekiçit” në Meksikë

Bota

Dhjetëra të lënduar në festivalin vjetor “të shpërthimit të çekiçit” në Meksikë

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 16:54
Meksikë

Sipas mediave të huaja, ngjarja, e cila zhvillohet çdo shkurt, përfshin njerëz që bashkojnë një përzierje, duke bërë që lënda të shpërthejë dhe të dërgojë re masive tymi.

Si pasojë, këtë vit, një burrë lëndoi këmbën e tij në shpërthim dhe u desh të transportohej në një barelë.

Të tjerët u plagosën më pak seriozisht, duke e çuar totalin në 43 të lënduar dje.

Qyteti i vogël i San Juan de la Vega është i famshëm për festivalin.

Këtë vit, mbi 6.000 njerëz morën pjesë në festival përfshirë spektatorët.

Gjithashtu, mbi 100 oficerë policie ishin të pranishëm për të mbikëqyrur atë, si dhe punonjës të ambulancës në dispozicion në rast emergjence

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat