Coronavirusi në Kaliforninë Veriore – i pari infektuar brenda territorit

Bota

Coronavirusi në Kaliforninë Veriore – i pari infektuar brenda territorit

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 14:17
Foto Ilustrim

Zyrtarët shëndetësorë amerikanë kanë konfirmuar një rast të ri të infeksionit të coronavirusit në Kaliforni, shenjë kjo që trese virusi po përhapet brenda një komuniteti amerikan. 

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) ka raportuar rastin të mërkurën në mbrëmje, ndërsa bëhet e ditur se personi në Kaliforninë Veriore nuk kishte udhëtuar në ndonjë vend të prekur nga coronavirusi, dhe nuk ka pasur lidhje me ndonjë pacient tjetër të infektuar.

Sipas mediave të huaja 60 personat e infektuar nga virusi në SHBA kishin udhëtuar jashtë vendit, dhe kanë pasur lidhje të ngushta me ata që udhëtonin.

Rastet e mëparshme në SHBA përfshijnë 14 persona që udhëtuan nga zonat e shpërthimit në Kinë, ose u kontraktuan nga bashkëshortët e tyre; tre persona që ishin evakuuar nga qyteti qendror Wuhan, dhe 42 pasagjerë që ishin të vendosur në karantinë në anijen japoneze “Diamond Princess”.

Presidenti amerikan Donald Trump, e ka emëruar Mike Pence përgjegjës për rastet e coronavirusit në SHBA.

San Francisco dhe Orange County kanë deklaruar urgjenca lokale të martën, megjithëse nuk kishte raste të konfirmuara në mesin e banorëve, vendimi lejonte zyrtarët të hapnin fondet dhe të drejtonin koordinimin mes departamentëve.

“Virusi po përhapet në pjesë të reja të botës çdo ditë, dhe jemi duke ndërmarrë hapat e nevojshme për të mbrojtur San Franciscon”, ka thënë kryetari i bashkisë London Breed.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat