Japonia mbyllë të gjitha shkollat nga frika e përhapjes së coronavirusit

Bota

Japonia mbyllë të gjitha shkollat nga frika e përhapjes së coronavirusit

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 15:06
Japonia

Japonia do të mbyllë shkollat në mbarë vendin për të mbajtur nën kontroll përhapjen e coronavirusit, ka njoftuar qeveria të enjten.

Sipas mediave të huaja, ku kryeministri japonez Shinzo Abe ka kërkuar mbylljen e shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa priten të rihapen në fund të muajit mars.

Ministria e Arsimit në Japoni, ka njoftuar se bëhet fjalë për 12.8 milionë nxënës në 30,847 shkolla në mbarë vendin.

“Javët e ardhshme janë shumë të rëndësishme. Ne po mundohemi t’i japim përparësi shëndetit dhe sigurisë së fëmijëve, dhe po tentojmë të marrim masa paraprake për të shmangur rrezikun e infeksioneve të mundshme në shkallë të gjerë për shumë fëmijë dhe mësues” , ka thënë Abe.

Raportohet se ky vendim ka ardhur si pasojë e rritjes së numrit të rasteve nga coronavirusi në Japoninë veriore, ndërsa në të gjithë vendin janë regjistruar 890 të prekur, përfshirë 750 nga një anije në karantinë.

Ndërkaq numri i tetë i viktimave nga virusi, u konfirmua të enjten në ishullin verior të Japonisë.

Njoftimi i kryeministrit japonez Abe erdhi disa orë pasi disa qeveri lokale njoftuan vendimet e tyre për të pezulluar orët, ndërsa zyrtarët në ishullin verior Hokkaido thane se po mbyllnin të gjitha 1,600 shkollat fillore dhe të mesme.

Zyrtarët e arsimit në Japoni shprehen se kjo është zgjidhja e vetme për të ndaluar përhapjen e infeksioneve të coronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat