Ia ngacmojnë djalin për shkak të pamjes – familja e Quaden i dhuron paratë e Disneyland për bamirësi

Bota

Ia ngacmojnë djalin për shkak të pamjes – familja e Quaden i dhuron paratë e Disneyland për bamirësi

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 16:05
Familja e Quaden

Familja e Quaden Bayles ka vendosur që paratë e grumbulluara për udhëtimin në Disneyland, t’i dhurojë për bamirësi.

Këto para që fillimisht janë mbledhur për djaloshin, kanë qenë të destinuara që të shpenzohen për udhëtimin e tij në Disneyland, Florida, por që familja ka vendosur t’i jep ato për bamirësi.

Aktori amerikan Brad Williams që vuan nga i njëjti çrregullim, formoi fondin GoFundMe, që të mblidhte para për 9-vjeçarin.

Reagimi i tij kishte ardhur pasi pa gjendjen në të cilën ishte vendosur djaloshi, pasi qante që ishte ngacmuar për pamjen e tij.

I riu australian të dëgjohet duke thënë në video “Dua të vdes, më jep një thikë të vras vetën”.

E afërmja e tij, Mundarana Bayles, ka thënë se megjithëse familja do të kishte dashur shumë të shkonte në Florida, ata kanë vendosur t’i dhurojnë paratë për dy organizata që merren me trajtimin e personave të çrregullimeve të ngjashme.

“Cili fëmijë nuk do të donte të shkonte në Disneyland, veçanërisht nëse ai fëmijë është Quaden”, ka thënë e afërmja e 9-vjeçarit.

“Por motra ime tha, le të kthehemi te problemet e mëdha, sa vetëvrasje nga njerëzit me ngjyrë dhe të bardhë kanë ndodhur në shoqërinë tonë për shkak të ngacmimit”.

“Ne duam që paratë të shkojnë për organizatat e komuniteteve që me të vërtet iu duhen. Kështu që aq sa duam të shkojmë në Disneyland, mendoj se komuniteti ynë do të përfitonte më shumë nga kjo”, ka thënë ajo ndër tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat