Frikë nga coronavirusi, në disa zona në Iran nuk do të falet namazi i xhumasë

Bota

Frikë nga coronavirusi, në disa zona në Iran nuk do të falet namazi i xhumasë

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 16:49
Pamje nga Namazi

Autoritetet iraniane kanë bërë të ditur për kufizime të udhëtimit të brendshëm për njerëzit me raste të konfirmuara ose të dyshuara të coronavirusit të ri.

“Në vend që të vendosim në karantinë qytetet, ne do të zbatojmë kufizime të lëvizjes për ata që dyshohen për infeksion ose të infektuarit”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Saeed Namaki në një konferencë për shtyp.

“Unë u kërkoj njerëzve të mos udhëtojnë”, tha ministri.

Ai ka bërë të ditur se ekipet do të vendoseshin në hyrje të qyteteve “që shohin shumë lëvizje”, pa i emërtuar ato, duke shtuar se kontrollet e tilla kishin filluar tashmë.

Ekipet do të marrin temperaturën e njerëzve dhe “ndalojnë ata që janë të infektuar ose dyshohen për infeksion”, tha ai.

Të gjithë ata që dyshohen se janë të infektuar me COVID-19 do të karantinizohen për 14 ditë.

Namaki gjithashtu njoftoi frenimin e hyrjes në disa vende të shenjta shiite.

Ndryshe, javën e kaluar Irani njoftoi dy vdekjet e para nga koronavirusi në Qom, një qendër për studime islamike dhe pelegrinë nga jashtë.

Ndërsa sipas shifrave zyrtare, virusi ka vrarë 19 persona në Iran nga 139 raste të konfirmuara të infeksionit.

Në zonat e prekura, mbyllja e shkollave do të zgjatet për tre ditë, ka shtuar ministri dhe universitetet për një javë tjetër duke filluar nga e shtuna.

Gjithashtu në këto rajone, namazet javore të së Premtes në grupe do të anulohen, tha Namaki.

“Të gjitha këto vendime janë të përkohshme dhe nëse situata ndryshon, ne mund t’i intensifikojmë ose lehtësojmë ato”, ka shtuar Namaki

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat