Koronavirusi, Izraeli ndalon hyrjen e 56 turistëve italianë në vend

Bota

Koronavirusi, Izraeli ndalon hyrjen e 56 turistëve italianë në vend

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Izraeli ndaloi 56 turistë italianë të hynë brenda shtetit ditën e sotme (27 shkurt) nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Sipas asaj që shkruan media La Repubblica, autoritetet izraelite shprehen se nuk kishin zgjidhje tjetër veçse t'i ndalonin për të hyrë.

Në të njëjtën kohë, Italia ka vendosur të bllokojë deri në fund të marsit zhvendosjen e refugjatëve në vendet e tjera të BE-së.

Gjithashtu ata nuk do të pranojë kthimin e refugjatëve nga vendet e tjera të Evropës, siç është Gjermania.

56 turistët që u ndaluan ditën e sotme vinin nga qytetet e Milanos, Rmës dhe Venecias.

Ata do të rikthehen sërish në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat